Opozita bojkoton seancën: Parlamenti ka vdekur (VIDEO)

Opozita bojkoton seancën: Parlamenti ka vdekur (VIDEO)

Opozita i ka vijuar akuzat ndaj qeverisë jashtë sallës së Parlamentit pas ndërprerjes së seancës. Ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për largimin e Ramës nga zyra.

“Ky faqezi për të mbrojtur vëllain e tij deklaroi brenda natës se ajo është një audio e montuar. Sot ky faqezi për t’i shpëtuar kësaj ka ndërmarrë një akt terrorist. A e di ky faqezi se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund. Ta kërrejmë nga zyra, ta hedhim në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin”, tha Berisha.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se drejtësinë do ta vendosë populli.

“Koha e drejtësisë po vjen. Drejtësia do të vijë nga populli shqiptar sepse nuk mund të vazhdojë më që të pasurit të pasurohen dhe të varfrit varfërohen. Ju e patë vetë si falsifikohen dokumentacione dhe procedura, si i mbyllet goja opozitës, si arroganca imponohet. Asnjë shqiptar nuk do të lejojë që Rama të prekë dhe të cenojë fëmijët e tyre. Kush do të pranojë që ilaçet e kancerit të shiten nga zyrat e Kryeministrisë. Sot kishte frikë të vinte në Parlament dhe gjeti justifikim të shkonte në samitin e Bullgarisë. Opozita është më e bashkuar se asnjë herë kundër kësaj maxhorance, e cila po u merr frymën shqiptarëve”, tha ajo.

Ndërkohë, pak para nisjes së seancës, kreu i PD-së, Basha, zgjodhi një shprehje të Ramës për të komentuar situatën politike. “S’keni parë gjë akoma”, tha ai në nisje të seancës parlamentare.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy