Gazetarja sjell në jetë fëmijën pasi jep lajmet e mëngjesit në TV

Gazetarja sjell në jetë fëmijën pasi jep lajmet e mëngjesit në TV

Prezantuesja e minutazhit të biznesit në edicionin e mëngjesit të lajmeve në BBC ka ndier dhembjet e lindjes menjëherë pasi ka dalë nga transmetimi.

Në ato kushte personi që e shoqëroi drejt spitalit ishte kolegia e saj. Prezantuesja Sally Nugent telefonoi bashkëshortin e Victoria Fritz, por ai kishte ngelur i bllokuar në rrugët e qytetit të Manchester-it dhe nuk arriti të dalë që aty as kur e shoqja po lindte. Pranë saj qëndroi kolegia dhe pas pak kohësh Fritz lindi në Spitalin e St Mary në Manchester djalin e saj.Fëmija ishte menduar të lindte në fillim të dhjetorit, por bebi e kishte me nxitim. Fritz shkroi në Twitter “falënderimet e përzemërta” për stafin e spitalit dhe “punën e skuadrës” së BBC Breakfast.

Në të vërtetë, kolegia Nugent kishte menduar që do të rrinte pranë Fritz derisa të vinte bashkëshorti i saj, por ai kishte ngecur në trafik.

“Kur Sally mësoi që Victoria-s i kishin nisur dhembjet e lindjes u ofrua të qëndronte me të derisa sa të vinte i shoqi, por bashkëshorti nuk erdhi dot asnjëherë, kështu që ajo u gjend në sallën e lindjes”, ka thënë një zëdhënës i televizionit.

“Nuk do ta besoni çfarë ndodhi pas pune. Shumë urime të zgjuarës sonë @VFritzNews. Do të jetë një histori brilante për ditëlindjen e tij të 21-të! Çfarë dite e pabesueshme!”, shkroi në Twitter Nuget duke menduar si gazetare.

“24 orë më parë Victoria po prezantonte lajmet tona të biznesit, sot ka disa lajme më të rëndësishme. Ai e kishte me pak nxitim për të përshëndetur botën dhe erdhi pak më herët kështu që nuk ka ende emër, por të dy, mama dhe djalë, janë mirë”, shkruhet në faqen e programit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy