Patos, xhaxhai plagos me thikë nipin 14-vjeçar

Patos, xhaxhai plagos me thikë nipin 14-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Zharrës të Patosit, ku një 43-vjeçar ka plagosur me thikë nipin e tij të mitur. Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se Gentjan Asllani akuzohet se ka goditur me mjete të ftohta 14-vjeçarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Gentjan Asllani, 43 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Zharrëz, për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë në supë nipin e tij 14 vjeçar i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy