
Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha duket se ka marrë formën përfundimtare duke u plotësuar kështu edhe me ekipin e ri drejtues siç janë sekretariatet, dhe nënkryetarët, por jo pak e rëndësishme dhe risi, është Komisioni i Apelimit, ose thënë ndryshe Gjykata e Partisë, e cila do të drejtohet nga zonja Adriana Kalaja.
E ftuar në studion e lajmeve në MCN TV, Kalaja deklaroi se vendosi të bëhet pjesë e këshillit kombëtar pasi për të ecur përpara në vendin tonë baza kryesore është opozita.
Ajo tha se prej kohësh kemi parë një opozitë pasive e cila në shumë raste është transformuar në pazare.
Sipas saj vet5ëm një PD e fortë që i shërben interesave të oporitarizmit është një parti demokratike që na duhet ne të gjithëve, ndërsa theksoi se Berisha i dha një opozitë të vërtetë vendit.
Intervista e plotë
1-Fillimisht doja t’ju pyesja për angazhimin tuaj në partinë demokratike, pse pikërisht në këtë moment, që duhet thënë nuk është më I miri I kësaj force politike?
Është ogur i mirë për këtë mandat që mu besua dhe uroj t’ja dal për atë besim që mu dha dje nga këshilli kombëtar. Unë në fakt vendosa të bëhem pjesë e këshillit kombëtar pasi mendoj se nëse duam të ecim përpara në vendin tonë baza kryesore është opozita. Mendoj se Berisha i dha një opozitë tw vërtetë PD por jo vetëm, një opozitë të vërtetë i dha të gjithë vendit e cila duhet të ndodhte vite më parë. Kemi parë një pasivitet të plotë të opozitës në vite e cila në shumë raste është transformuar në pazare në prishje të qëllimtë të disa protestave dhe në këtë kuadër them se një PD e fortë dhe që i shërben interesave të opozitarizmit është një parti demokratike që na duhet ne të gjithëve. Ky ishte dhe qëllimi kryesor pse pranova ftesën. Nga ana tjetër edhe për të legjitimuar atë fakt se ngelën po të vjetrit në politikë, prandaj nëse duam të ndryshojmë diçka të vogël, mendoj që duke qenë se kam qenë një opozitare modeste në raport me shtetin këtë ta bëj dhe brenda opozitës së vërtetë.
2-Konkretisht ju do të merrni drejtimin e Komisionit të Apelimit, por për të na shpjeguar pak më shumë pse është I rëndësishëm ky komision, dhe si do funksionojë?
Ne nuk kemi rakorduar fiks se si do operojmë në vijimësi, por kjo është një tip gjykate e ngritur brenda PD për të parë mënyrën sesi zbatohen nenet e statutit të PD shqiptare e cila është dhe kushtetuta e PD. Në statutin e miratuar në 11 dhjetor, statut i cili ndryshoi shumë nga nenet që ishin në PD, janë përcaktuar disa risi të reja, kështu që ky komision apo gjykatë do shikojë mënyrën se si zbatohen nenet e statutit të PD të miratuara tashmë në 11 dhjetor. Dhe nëse nesër do kemi përshembull një kandidim për kryetarët e Tiranës dhe rretheve dhe do kenë kontestim ne do jemi ajo gjykatë që do analizojë të gjitha pretendimet të ankuesit dhe komisionit.
3-Zonja Kalaja ekipi I ri I Berishës, Noka-Boçi-Bylykbashi. Si e shihni? Mendoni se do sjellë përplasje brenda partisë ky formacion? Sepse kujtoj që u la jashtë një prej pertinentëve kryesor Belind Këlliçi.
Unë nuk mendoj se Këlliçi u la jashtë, ai është një figurë shumë potente e PD, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forumin rinor po kështu është dhe pjesë e kryesisë së PD. Përsa kohë vendosëm ti besojmë votës nuk ka vend për qejf mbetje. Në këtë rast Këlliçi siç u konfirmua anëtar i kryesisë ashtu u vendos që dy nënkryetarët të jenë Boçi dhe Bylykbashi. Mendoj se përveç se këta të dy e meritojnë të jenë nënkryetarë ashtu mendoj se Këlliçi është i ri dhe ka mundësi për të kandiduar dhe fitojë edhe në poste më të lartë. Kjo na bën më të fortë dhe konkurrues nëse i besojmë votës dhe do jemi transparentë ndaj vendimmarrjes dhe regjimit të Edi Ramës. Ne zgjodhëm të konkurrojmë përmes votës dhe të shprehim besimin që ka anëtarësia ndaj një kandidati dhe në këtë rast nëse nuk do ishim përballë kësaj unë nuk do isha këtu ku jam. Gjithmonë në garë ka një fitues dhe një humbës, por besoj se gara e bërë pas 11 dhjetorit mendoj se s’ka humbës, por vetëm fitues dhe në rastin konkret fituese është PD dhe nesër do të jetë fituese opozita përballë Ramës.
4- Si një njohëse e mirë e ligjit, unë doja t’ju pyesja edhe për betejën që ka partia demorkaike në Gjykatën e Apelit. E penalizon partinë demokratike të Berishës ky vendim I munguar për t’u njohur ligjërisht edhe në kuvend?
Unë mendoj se jo, sepse ka një kakofoni në fakt në mediat në përgjithësi lidhur me atë vendim që pritet të japë gjykata e apelit. Unë mendoj se vendimi i gjyqtares Blerina Muçaj është në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore sepse autorizimi që mbante Alibeaj ishte i dhënë nga Basha në shtator të 2021 kur dimë që është përdorur në 4 prill kur vetë Basha jo vetëm që ishte shkarkuar por ka dhënë dhe dorëheqjen nga kryetar i PD. Çdokush e kupton që një person që s’ka tagra s’mund ti transferojë këto tagra. Vendimi i Muçaj është në kundërshtim dhe me vetë vendimin që ajo ka dhënë pas ndryshimit të statutit. Pas këtij vendimi të gjyqtares Blerina Muçaj vetë gjykatësit kanë dalë me një udhëzim të brendshëm se legjitimimi për të qenë një subjekt ankues apo jo duhet ta marrë vetë gjyqtari që ka dhënë vendimin. Mendoj se nëse shohim veprimet që ka bërë Basha, Bardhi, Alibeaj në raport me PD unë mendoj se ata tagrat i kanë marrë nga kuvendi i korrikut pa u regjistruar në gjykatë.
5-Ju keni bashkëpunuar edhe me ish-kryetarin e kësaj force pulitke, me zotin Lulzim Basha, për çështjen e teatrit. Zoti Edmond Budina nga kjo studio ka thënë aleanca për teatrin është tradhtuar nga zoti Basha, ndani dhe ju të njëjtin qëndrim me të?
Është tradhtuar dhe mendoj sot më shumë se kurrë se nëse s’do ishte dhënë miratimi nga Basha, Rama nuk do e prishte dot teatrin kombëtar. Çdo ditë që ka kaluar pas asaj date ka krijuar bindjen te gjithë Aleanca se ajo u tradhtua por reagimi ynë nuk u bë përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021 sepse fokusin e kishim ndaj regjimit të Ramës. Mënyra sesi u përzgjodhën në lista ata që tradhtuan teatrin dhe Basha na ktheu kurrizin duke mos bërë asnjë deklaratë tregoi se kjo nuk ishte diçka e rastësishme por një pan i mirëmenduar për të shitur kauzën e teatrin dhe siç ka bërë me të gjitha kauzat e tjera të Tiranës.



