Vdekjet e regjistruara nga Covid në Iran kanë kaluar shifrën 100,000.
Deklarata është bërë nga Ministria e Shëndetësisë mes kufizimeve të rrepta në mbarë vendin për të frenuar përhapjen e virusit.
Në 24 orët e fundit 31,266 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe 564 të tjerë kanë humbur jetën.
Shifrat e fundit nga pandemia kanë cuar në 4,587,683 numrin total të të infektuarve dhe 100,255 vdekje.
Zyrtarët iranianë të shëndetësisë kanë pranuar se shifrat e ministrisë me siguri nënvlerësojnë numrin e real të të infektuarve dhe të vdekurve, por edhe ata e cilësojnë Iranin vendin më të goditur nga Covid në Lindjen e Mesme.



