Tërmeti godet linjat e OST-së, ja zonat që kanë probleme

Tërmeti godet linjat e OST-së, ja zonat që kanë probleme

Tërmeti i fuqishëm që goditi mesditën e sotme pjesën qendrore të Shqipërisë, ka problem dhe në linjat 110 kV të OST, si pasojë e lëkundjes tektonike.

Kështu, në orën 11.00 është lajmëruar për dëmtim të shkarkuesit në zbarrat 110 kV të N/stacionit Laç 2.

Si pasojë e kësaj avarie u stakuan linjat 110 kV të OST Shkopet – Rubik, Ulëz – Laç 2 dhe Bushat i ri–Lezhë.

Si rezultat i veprimeve operative për kthimin e skemës u stakua për disa minuta energjia elektrike.

Brenda orës 12 të ditës së sotme u rilidh energjia elektrike në të gjitha nënstacionet e prekura nga defekti: Fushë- Arrëz, Kalimash, Kalimash Tunel, Kukës, Tuc, Pukë, Krumë, Lac 2, Fushë-Kuqe, Rrilë, Rubik, Rreps, Rrëshen, Kaçinar, Gropaj, Bajram Curri, Bushat i Vjetër dhe Lezhë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy