Analisti Shpëtim Nazarko e konsideroi Ahmet Zogun si shtetarin më të madh që ka pasur Shqipëria.
Nazarko vlerësoi faktin që Zogu mbante pas tij gjithmonë këshilltarë të dorës së parë.
Pjesa e majtë e mban Ahmet Zogun si satrap. Unë e mbaj si shtetarin më të madh që ka pasur Shqipëria. Pavarësisht se ai ka pasur veset e veta. Por Ahmet Zogu kishte gjithnjë këshilltarë të dorës së parë nga mbrapa. Domethënë italianë, që na vidhnin themi ne! Në vitet 25-30’, këta që shajmë ne Mit’hat Frashëri, Mitrush Kuteli, shumë agallarë të mendjes, mbanin leksione publike për pronën, konferenca që s’i kemi arritur sot. Në xhandarmëri mori këshilltarë anglezë. Në planifikim ka pasur arkitektët më të mirë të botës”.
Nazarko theksoi se e vetmja reformë agrare në Shqipëri është bërë në kohën e Ahmet Zogut.



