Rekord rastesh me Covid, alarmohen zyrtarët në Tokio

Rekord rastesh me Covid, alarmohen zyrtarët në Tokio

Regjistrimi i shifrave rekord të Covid-19 ka alarmuar zyrtarët japonezë.

"Asnjëherë nuk kemi përjetuar rritje rastesh me shifra kaq të larta”, u tha gazetarëve Kryesekretari i Kabinetit Katsunobu Kato.

Ai tha se rastet e reja po rriten jo vetëm në zonën e Tokios, por në të gjithë vendin. Tokio raportoi 3,177 raste të reja të Mërkurën, nga 2,848 të Martën, duke vendosur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave duke tejkaluar për herë të parë 3,000 raste.

Numri i viktimave ka qenë i ulët në Japoni krahasuar me shumë vende të tjera, por mesatarja ditore po rritet dhe tani është 28 për 100,000 njerëz në mbarë vendin dhe 88 në Tokio, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Tokio ka qenë nën gjendjen e tij të katërt të jashtëzakonshme që nga 12 korriku, para Olimpiadës, e cila filloi të Premten e kaluar pavarësisht kundërshtimit të gjerë publik dhe shqetësimit se Lojërat mund të përkeqësojnë shpërthimin e Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy