
Ish-numri dy i Partisë Demokratike u pyet në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në lidhje me raportet aktuale me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Topalli tha se ka komunikuar me Berishën, por zgjodhi t’i shmangej pyetjes se çfarë mendon ai për partinë e re që ka krijuar.
Ka qenë kryeministër i vendit dhe kryetar i PD-së. Ruaj respekt për Berishën. Kam komunikuar para pak javësh. Pyeteni zotin Berisha çfarë mendimi ka, unë jam Jozefina.



