Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi rekrutimin e 133.000 ushtarakëve të rinj në draftin e vjeshtës të Rusisë që fillon më 1 tetor dhe zgjat deri në fund të vitit, sipas një dekreti të Kremlinit të botuar të hënën.
Dekreti, i botuar në gazetën shtetërore ruse Rossiyskaya Gazeta, bën thirrje për të kryer rekrutimin e qytetarëve të moshës 18 deri në 30 vjeç, të cilët nuk janë në rezervë dhe i nënshtrohen rekrutimit në përputhje me Ligjin Federal në një numër prej 133.000 personash.
Shefi i zyrës së rekrutimit të Rusisë, zëvendës-admirali Vladimir Tsimlyansky tha se kushtet për rekrutuar mbeten të njëjta shërbimi 12-mujor në njësitë ushtarake në Rusi.



