Vranësira dhe reshje në pjesën më të madhe të territorit, parashikimi i motit sot

Vranësira dhe reshje në pjesën më të madhe të territorit, parashikimi i motit sot

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. 

 

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat në disa momente do të jenë të dendura.

 

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të nisin që në orët e para të mëngjesit në zonat juglindore, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites ato do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. 

 

Në zona të veçanta priten edhe shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor-perëndimor me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 14 m/s.

 

Në detin Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i ulët deri mesatar, me forcë 1-3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy