Konferenca rajonale e ministrave të Drejtësisë/ Rama: Pa Gjykatë nuk ka anëtarësim (VIDEO)

Konferenca rajonale e ministrave të Drejtësisë/ Rama: Pa Gjykatë nuk ka anëtarësim (VIDEO)

Për të dytin vit radhazi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka mbledhur në Tiranë ministrat e drejtësisë së 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor , në konferencën “Gjithçka për drejtësinë”, për të diskutuar lidhur me reformat e ndërmarra mbi forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta rajonale që gjenden përpara.

Teksa i ka uruar mirëseardhjen të gjithë përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse në këtë ministerial, ajo u shpreh se për të dytin vit radhazi kjo konferencë e nivelit të lartë, është tregues kuptimplotë që dëshmon përgjegjshmërinë dhe aftësinë e qeverive të Ballkanit Perëndimor për të konsoliduar urat e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.  Ministrja e Drejtësisë vuri theksin edhe te sfidat e rajonit për forcimin e shtetit të së drejtës.

Sa i takon reformës në drejtësi, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca nënvizon se ka ende shumë punë për të bërë

"Reformat nuk ndodhin sepse i kërkojmë ne, por sepse i kërkojnë qytetarët. BE është krenare për mbështetjen e reformës në drejtësi, shumë pak vende e kanë realizuar. Mungesa e besimit te drejtësia nuk është thjesht perceptim. Qytetarët shqiptarë kanë besim te reforma në drejtësi. Nuk ka kthim pas, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar jashtë sistemit. Qytetarët shqiptarë mezi presin krijimin e SPAK dhe rezultatet e reformës në drejtësi. Ka mbetur shumë punë për të bërë dhe nuk ka kthim pas", u shpreh ambasadori Soreca. 

Ambasadori i BE, Luigi Soreca beson se çelja e negociatave do të ndryshojë gjithçka për Shqipërinë.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij se vitin e kaluar, Shqipërisë iu kërkua një numër magjik gjyqtaresh e prokuroresh, ndërsa këtë vit vendosen 9 kushte.

“Ne na thuhet gjithnjë që ju duam e një ditë do jemi bashkë, por që duhet të vazhdoni të përmirësoheni. E tani më duhet të bëj një koment, vjet na thanë që keni bërë një punë fantastike por keni ende dicka për të bërë 57 gjyqtarë e prokurorë, një numer magjik,se dija pse ishte ky numër, pse nuk ishte 56 apo 58, pra kabala e shtyrjes dhe ne shkuam përtej 57 dhe procesi i rivlerësimit të vetingut u bë revolcuioni ynë francez me gijotinën.

Por ne na u tha që duhet të pastronim sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit. Por shyqyr Zotit ka ende njerëz, burra e gra të mençur që vazhdojnë tu referohen të vdekurve, Merkel është kampione e kësaj gjëje dhe ka thënë një gjë që u dëgjua nga grupi parlamentar.

Më fal por unë citoj kancelaren që thotë a :ishim ne që u kërkuam shqiptareve që ta pastronin sistemin dhe a kanë faj ata që e pastruan sistemin e tani nuk kanë gjykatë kushtetuese?

Shyqyr që ka nje person ne KE që mendon si unë e ka thënë, tani jemi dy.

Jo unë nuk ia hedh fajin Evropës, por kush tjetër më shumë se Franca mund të mendoje që BE duhet të ndryshojë, metodologjia, qasja, është tërësisht e ligjshme, por unë si një person që s’është pjesë e Evropës por ka një lidhje të fortë mund të jem dakort por nuk kuptoj që pasi Evropa të hyjë në një proces të fillimit të reformës së vet, si mund të na kërkojë ne të ndalojmë thellimin e reformave tona? Janë të njejtët njerëz që një herë thonë 3 kushte, pastaj i bëjnë 5, pastaj 9 e 99. Mos na bejnë gjë për budallenj?”, u shpreh Rama.

Po ashtu e pranishme në këtë konferencë ishte edhe Majlinda Bregu e cila mban postin e Sekretares së Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Gjatë fjalës së saj, Bregu theksoi se vendimi i tetorit për negociatat po pritet me padurim, ndërsa vë në dukje sakrificat e Shqipërisë për çeljen e negociatave.

"Pavarësisht atyre nuk arrij ende të kuptoj se sa herë jemi më afër ndërtojmë distanca edhe më të mëdha.

 Si për ta qartësuar parlamentet dhe gjykatat janë institucionet më pak të besueshme në rajon", tha Bregu.

“Ministeriali i Drejtësisë”, zhvillohet për të dytin vit radhazi në Tiranë, ku marrin pjesë ministrat e linjës të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke diskutuar mbi arritjet dhe sfidat e reformimit të sistemit të drejtësisë si dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy