Protesta e operatorëve turistikë detarë në Ksamil/ Ahmeti: Po shkohet nga rreziku në rrezik. Në Sarandë ka pasur probleme me dritat dhe ujin (VIDEO)

Protesta e operatorëve turistikë detarë në Ksamil/ Ahmeti: Po shkohet nga rreziku në rrezik. Në Sarandë ka pasur probleme me dritat dhe ujin (VIDEO)

Zonat të cilat janë caktuar për vendosjen e mjeteve lundruese janë bërë shkak që pronarët e tyre të ndërpresin mbledhjen e Këshillit Bashkiak ditën e premte në qytetin e Sarandës.

 

Për të dytën herë radhazi, operatorët turistikë e kanë kundërshtuar vendimin e institucioneve që mjetet e tyre lundruese për pushuesit të vendosen në një vijë larg bregdetit me frekuentim të lartë të pushuesve vendas dhe të huaj. 

 

Përparim Ahmeti, anëtar i Këshillit Bashkiak në Sarandë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se vendbazimet që propozon bashkia nuk janë të përshtatshme për operatorët.

 

 

Duke vijuar Ahmeti tha se po shkohet nga një rrezik në tjetrin, pasi dhe në vendet e propozuara nuk ka siguri për pushuesit. 

 

Kjo gjendje duhet të korrigjohet duke marrë parasysh kërkesat e turistëve dhe angazhimet e institucioneve për mbarëvajtjen e punëve.

 

Janë bërë dy dëgjesa publike me bashkinë, asnjëherë nuk ka rënë dakord. 

 

Vendbazimet që propozon bashkia nuk janë të përshtatshme për operatorët. 

 

Duhet të caktohet vendbazime të krijohen korridore, të sigurohet jeta pushuesve dhe t’u shërbehet turistëve.

 

Në vendet që janë caktuar janë të papërshtatshme. Nga njëri rrezik shkojmë në tjetrin. Janë vende që dallgët fillojnë në 12:00, dhe ata që merren me këtë aktivitet nuk japin garanci.  

 

Shpresoj që mbledhja të ribëhet të hënën dhe të gjendet një zgjidhje e përbashkët. 

 

Më tej, Ahmeti tha se sezoni turistik në Sarandë ka nisur me probleme me ujin dhe dritat. 

 

Premtojmë që do të ketë sezon i mbarë. Krahas problemeve të ujit, dritave, që si fillim sezoni nuk e prisnim këtë situatë, premtohet sezon i mbarë. 

 

Në çdo plazh, 30% është plazh publik për qytetarët. Të hënën do vendosim dhe çmim për çadër për plazhet. Projektvendimi që ka ardhur është 1500-2000 lekë. Zona A dhe zona B. Kemi kërkuar dhe një zonë elitare se Ksamili është i tillë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy