Xhadat/ Ujësjellësi i Lushnjës zapton tokën e banorit

Xhadat/ Ujësjellësi i Lushnjës zapton tokën e banorit

Në fshatin Hajdaraj të Bashkisë së Lushnjës ishte udhëtimi ynë i radhës, ku takuam një qytetar tepër të shqetësuar. Vite më parë, përfaqësues të Komunës Hajdaraj dhe të ndërmarrjes së ujësjellësit i kërkuan 2 metra sipërfaqe toke pranë banesës së Shpëtim Hajdarit, dhe duke pasur parasysh problematikat që duhet të përballojë komuniteti, Shpëtimi e ofroi këtë sipërfaqe. Pasi filluan punimet, u konstatua se nuk ishin vetëm 2 metra, por shumë herë më shumë.

 

Pavarësisht se u ankua për këtë gjë, Shpëtimi ka kërkuar drejtësi në shumë institucione. Jo vetëm që nuk ka pasur përkrahje, por i është dashur të përballet me kërcënime dhe presion. Ai është aq i shqetësuar lidhur me atë që i ka ndodhur, sa edhe para kameras përjeton një situatë shumë të vështirë emocionale, aq sa mund ta konsiderojmë si një traumë. Këto janë pasojat që shumë qytetarë kanë pësuar nga procese të stërzgjatura dhe torturuese.

 

Për të kërkuar një përgjigje se si do të veprohet me këtë rast, Xhadat  shkuan pranë Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve në Lushnjë. 

 

Është thuajse e zakonshme që në zyrat e shtetit apo të administratës nuk gjen askënd nëpër zyra kur bëhet fjalë për të marrë një përgjigje nga një nivel drejtorësh apo specialistësh. Edhe në ujësjellësin e Lushnjës nuk arritën të gjenin ndokënd në nivel drejtuesish për të marrë përgjigje. Justifikimi edhe në këtë rast është klishe: “jemi në terren”. Nuk arritën që ta çonin drejt një zgjidhjeje problematikën. Gjithsesi, punonjëset në ujësjellësin e Lushnjës, si sekretarja e drejtorit ashtu edhe specialistja e sektorit të kujdesit ndaj klientit, iu sugjeruan që të bënin edhe një tjetër kërkesë dhe e protokolluan, duke iu premtuar se do ta kenë në prioritet këtë rast denoncimi.

 

Edhe pse ka kaluar më tepër se një muaj nga dita kur Xhadat e ribënë këtë kërkesë me shkrim, z. Elmaz Hajdari, në një videocall, shprehet se pas ndërhyrjes së Xhadave heqja e gardhit u bë, por akoma ka mbetur problemi i shpërblimit të tokës ku është vendosur depoja e ujit. 

 

Z. Elmaz falënderon emisionin Xhadat për ndërhyrjen që bënë për zgjidhjen e problemit, sepse kishte 6 muaj që nuk i jepnin rrugëzgjidhje. Jeni një televizion i shkëlqyer për hallet e qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy