
Gazetari Klodian Tomorri analizoi në studion e “Të Paekspozuarit” skenarët e mundshëm në lidhje me aeroportin e Vlorës. Ai u shpreh se nëse konflikti mes aksionerëve nuk zgjidhet, Shqipëria do të ketë një aeroport të ri që rri kyçur.
Aeroporti po ndërtohet. Por edhe po u ndërtua nuk vihet dot në punë për shkak të sherrit që kanë dy aksionerët. Asnjëra prej kompanive nuk ka ekspertizën e operimit të një aeroporti. Zoti Pacolli ka ndërtuar por nuk ka menaxhuar ndonjëherë aeroport. Prandaj kur është dhënë aeroporti me koncesion ka qenë e përcaktuar që kompania të kishte ekspertizën e menaxhimit. Prandaj u fut turku. Këta e kanë ditur që në fillim që turku do të dilte. U përfol që mund të vinte aeroporti i Mynihut, por shumë thonë se është tërhequr. Pra, aeroporti mund të ndërtohet por përsa kohë ka sherr mes aksionerëve nuk mund të operojë.



