
Drejtori i zyrës për Kosovën' në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, nuk është lejuar pasditen e mërkurë të hyjë në Kosovë.
Gjuriç rreth orës 15:00, është kthyer mbrapshtë nga pika kufitare në Jarinje.
Ai tha se vizita e tij ishte paralajmëruar ashtu siç parashihet me marrëveshjen e Brukselit dhe se “kjo është një lëvizje skandaloze nga Prishtina”.
“Ky është një vendim skandaloz nga Prishtina, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe parimet elementare të lirisë së lëvizjes”, tha Gjuriç, kur u pyet rreth incidentit nga "Tanjug".
Ai tha se menjëherë pas kthimit në Beograd dhe pas konsultimit me presidentin Aleksandër Vuçiç, do të informojë publikun.



