Një incident është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë fshatit Gajush.
Një i ri nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, çka ka detyruar efektivët të qëllojnë në drejtim të automjetit të tij.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
I riu është neutralizuar dhe ndaluar nga forcat e rendit.



