Dënohet me 22 vite burg autori i vrasjes së Petrit Vuksanit

Dënohet me 22 vite burg autori i vrasjes së Petrit Vuksanit

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dënuar me 22 vite burg shtetasin Lekë Vuksani, autor i vrasjes së Petrit Vuksanit, ngjarje e ndodhur më 2 maj të vitit 2023.

Para togave të zeza prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 35-vjeçarin në krimin e ndodhur në rrugën “Tom Kola” në Shkodër. Gjatë një hetimi afro 1 vjeçar prokuroria thotë se Petrit Vuksani, 52 vjeç i cili ishte emigrant në Angli ia ka lënë banesën e tij autorit kundrejt një pagesë mujore.

Viktima përpara se të ndodhte vrasja  kishte rreth një muaj që ishe kthyer nga Anglia. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi 35-vjeçarit Lekë Vuksani që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri. Autori i krimit  nuk ka rënë dakord dhe mendohet se situata ka agravuar deri në vrasjen e 52-vjeçarit Petrit Vuksani.

Ngjarja duket të ketë qenë e paramenduar, pasi Lekë Vuksani në momentin kur ka shkuar në banesë ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj viktimës. Raportohet po ashtu se autori i dyshuar nuk njihej si person problematik dhe rezulton pa precedentë penalë. Nga ana tjetër viktima dhe autori nuk kishin lidhje me njëri tjetrin pavarësisht se mbanin mbiemrin e njëjtë. Muajt e fundit përpara ngjarjes viktima dhe autori janë konfliktuar disa herë për qiranë, pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike të cilat pronari Petrit Vuksani që mbeti i vrarë ka pretenduar se nuk janë paguar nga qiramarrësi Lekë Vuksani.

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, mësohet të ketë thënë autori i vrasjes.

Pavarësisht pretendimit se arma e krimit është e viktimës, policia dhe prokuroria kanë prova se armën e solli autori me vete dhe se ishte e tij.  Një dëshmi ka dhënë edhe gruaja në të cilën shkoi pas vrasjes shtetasi Lekë Vuksani për t’u fshehur. Autori i dyshuar i vrasjes e njihte atë zonë sepse më përpara në një shtëpi përballë kishte qëndruar me qira vëllai i tij.

35-vjeçari sipas dëshmisë së gruas pasi është futur në banesë me armë në dorë i ka thënë se nuk të bëj asgjë. Autori u arrestua në këtë banesë pas 21 orësh kërkime intensive ndërsa aty iu gjet edhe arma e krimit. Pavarësisht se avokati mbrojtjes i autorit në seancën për masën e sigurisë ka kërkuar vlerësim psikologjik një gjë e tillë është refuzuar nga gjykata duke e cilësuar autorin si person pa probleme të shëndetit mendor dhe duke e dënuar me 22 vite burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy