
Në Itali numri i rasteve të reja është rritur me gati 700 më shumë se një ditë më parë.
Sipas autoriteteve shëndetësore atje në 24 orët e fundit janë rregjistruar 18.236 raste të reja nga 182.320 teste të kryera gjithsej. Ndërkohë një ditë më parë ishin 17.572 raste me 199.489 tamponë. Sakaq raporti i testeve me rastet pozitive ka shkuar në 9.8%.
Përsa i përket vdekjeve këtë të enjte janë shënuar 683, duke e çuar numrin total të tyre që prej fillimit të pandemisë në 67.220. Ndërkohë numri i rasteve në përgjithësi po i afrohet 2 milionëve, ndërsa saktësisht është 1.906.377.



