Melburn / Avioni bën ulje të detyruar, pasagjeri tenton të futet në kabinën e pilotit

Melburn / Avioni bën ulje të detyruar, pasagjeri tenton të futet në kabinën e pilotit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në bordin e një avioni të kompanisë ““Malaysian Airlines”, ku një person tentoi të hyjë me forcë në kabinën e pilotimit. Ngjarja ka alarmuar pasagjerët dhe ekipin e pilotimit, të cilët janë detyruar të kthehen në Melburn vetëm pak minuta pas nisjes.

Personi në fjalë, pasi nuk u lejua që të fliste me pilotin, kërcënoi se kishte me vete një bombë dhe do të hidhte avionin në erë. Tre prej pasagjerëve të tjerë ndërhynë me shpejtësi dhe e ndaluan atë, ndërsa stafi i avionit mori vendimin që të kthehej në Melburn.

Sapo mbërriti në pistë, në avion hynë forcat speciale të policisë australiane, që nuk patën shumë punë për të bërë, pasi pasagjeri i zhurmshëm ishte lidhur nga të tjerët. Pasagjerët në avion postuan në rrjetet sociale video të incidentit, ku shfaqet i dyshuari që merret nga policia.

Autoritetet australiane thanë se pasagjeri ishte një 26-vjeçar nga Sri Lanka, i cili vetëm pak orë para se të hipte në avion ishte liruar nga një spital psikiatrik i Melburnit, ndërsa nuk konstatuan bombë, ashtu siç kishte pretenduar i riu. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy