Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha në një konferencë për mediat se procesi i rinumërimit në Tiranë dhe Fier do të marrë 18-20 ditë. Celibashi theksoi se për çdo element të këtij procesi do të vendosë KAS-i. Ai bëri me dije se rinumërimi do zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”.
Bëhet fjalë për rinumërimin e 610 mijë vota, për qarkun e Tiranës dhe Fierit. Procesi parashikojmë të fillojmë të hënën, ose të martën e javës që vjen. Është dashur ditë për ta përgatitur. Procesi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit Farie Hoti. Kemi dashur ta zhvillojmë te Parku Olimpik, por aty do zhvillohet një kampionat europian volejbolli. Kemi parashikuar të ngrihen 24-25 grupe numërimi.
E gjithë procedura do të marrë për qarkun e Tiranës dhe Fierit do të marrë 18-20 ditë. Duke qenë se kemi 6 herë më pak tavolina, na duhet 6 herë më shumë kohë sa u është dashur numëruesve të partive. Ky proces është kompetencë e plotë për t’u zhvilluar e KAS-it, do jetë KAS-i që do vendosë për çdo element të këtij procesi”.
Gjithë administrata e KQZ do jetë në punë. Kemi anuluar edhe lejet vjetore për gjithë stafin e KQZ-së, për të qenë në punë në korrik dhe gusht. Duket që të paktën edhe gjysma e parë e muajit gusht do na gjejë të angazhuar me procesin zgjedhor të 11 majit.



