Vota e diasporës, Caka tregon si do të votojnë emigrantët dhe si do të dërgohet zarfi me fletën e votimit (VIDEO)

Vota e diasporës, Caka tregon si do të votojnë emigrantët dhe si do të dërgohet zarfi me fletën e votimit (VIDEO)

Anëtari i Komisionit Rregullator, eksperti zgjedhor Dritan Caka thotë se në këtë moment jemi më afër se kurrë votës së emigrantëve për zgjedhjet e 2025.

Në një intervistë për MCN TV ai deklaroi se Kuvendi ia ka deleguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe më tepër Komisionit Rregullator, për të bërë të mundur detajet e votimit.

Caka tha se Kodi Zgjedhor ka përcaktuar se regjistrimi i gjithë bashkëkombësve që jetojnë jashtë duhet të bëjnë fillimisht një regjistrim pranë KQZ dhe se do të jetë KQZ ajo që do të  administrojë kërkesat e shqiptarëve që jetojnë jashtë botës, dhe do të hartojë një listë të veçantë.

Ai bëri të ditur se KQZ është në detajet e fundit të hartimit të draftit që do të përcaktojë mënyrën se si do të regjistrohet dhe se maksimumi në dy javët në vazhdim do të ketë një mbledhje të Komisionit Rregullator për të miratuar këtë draft.

Çdo qytetar që do të regjistrohet do ta bëjë këtë regjistrim online. Pranë KQZ, nëpërmjet një aplikacioni shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, do mund të aplikojnë për të qenë pjesë e listës së zgjedhësve.

Ka disa kritere si banesa që të kenë të regjistruar atje, disa dokumentacione, ID, apo adresën ku banojnë në mënyrë të përhershme.

Do të jetë një adresë zyrtare. Se në këtë adresë do ju shkojë edhe zarfi me fletën e votimit. Do të bëjnë një aplikim pranë këtij sistemi.

Qytetari pasi të ngarkojë gjithë dokumentacioni, do bëjë dhe kërkesën për të qenë pjesë e kësaj liste. Më pas KQZ do verifikojë dokumentacionin e qytetarit.

Më pas do bëhet edhe përcaktimi i zonës zgjedhore ku ky qytetar do të jetë zgjedhës.

Vota e tij do mund të numërohet në zonën zgjedhore ku është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

Mbasi të përfundojë afati përfundimtar që shprehjes së interesit, KQZ do miratojë këtë listë përfundimtare dhe më pas do i shkojë regjistrit të Gjendjes Civile që të krijohet një listë e veçantë.

Në këtë moment automatikisht do të hiqet nga lista e votuesve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ai duhet të zgjedhë nëse do vijë të votojë ditën e zgjedhjeve në Shqipëri, apo do jetë jashtë Shqipërisë për të votuar. Kjo është pjesa kryesore.

Ajo çfarë kanë rënë dakord të gjithë palët janë shinat në të cilat do ecë ky proces.

Kushdo që do të regjistrohet, do mund të regjistrohet në momentin që do nisë procedura e regjistrimit.

Se kur fillon regjistrimi janë afatet që i përcakton Kodi Zgjedhor.

Duam që brenda janarit të 2025, të jetë gati platforma për të mundësuar procesin e hapjes së procesit për zgjedhësit që duan të votojnë nga jashtë.

Kostoja për të dërguar zarfin me fletën e votimit me postë do e mbulojë emigranti.

Të martën do të ketë një mbledhje për të përcaktuar operatorin që do bëjë shërbimin postar.

Sipas tij, për të votuar duhet të kesh një dokument të vlefshëm votimi.

Caka shtoi se futja për herë të parë e konceptit të votës së emigrantit është bërë që në vitin 2020, në ndryshimet e Kodit Zgjedhor, por që në atë periudhë nuk ishte e mjaftueshme për të pasur parasysh mënyrën se si emigranti do të votonte nga jashtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy