Kremlini zyrtar: Dërgimi i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Ukrainë do të ishte i rrezikshëm

Kremlini zyrtar: Dërgimi i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Ukrainë do të ishte i rrezikshëm

Sipas Moskës, dislokimi i një misioni paqeruajtës të NATO-s në Ukrainë do të ishte "shumë i pamatur" dhe "jashtëzakonisht i rrezikshëm".

Zëdhënësi i Kremlinit  Dmitry Peskov u tha gazetarëve ditën e sotme gjatë një deklarate se çdo kontakt mes ushtrisë ruse dhe ushtrisë së NATO-S mund të çojë në pasoja të vështira për t’u riparuar.

 "Çdo kontakt i mundshëm midis ushtrisë sonë dhe ushtrisë së NATO-s mund të çojë në pasoja që janë të vështira për t'u riparuar", tha Peskov.

 Javën e kaluar, zëvendëskryeministri i Polonisë Jaroslaw Kaczynski bëri thirrje për dërgimin e  trupave për një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Ukrainë pas një me krerët e Polonisë, Sllovenisë, Republikës Çeke dhe Ukrainës.

Polonia planifikon të paraqisë propozimin e saj për një mision paqeruajtës në Ukrainë në një samit të NATO-s në Bruksel ditën e nesërme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy