Amerikanët nderojnë George H.W. Bush, Trumpi e Melanie bëjnë homazhe para arkivolit të ish-presidentit (VIDEO)

Amerikanët nderojnë George H.W. Bush, Trumpi e Melanie bëjnë homazhe para arkivolit të ish-presidentit (VIDEO)

Pasi zv/presidenti amerikan Mike Pence dhe liderët e Kongresit hapën ceremoninë mortore për ish-presidentin George HW Bush, njerëzit mbushën Kapitol Hill për të nderuar e 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Homazhe para arkivolit të ish-presidentit të ndjerë, George H.W. Bush, bën edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, dhe First Lady, Melanie Trump. Ai i bëri një vizitë të shkurtër vendit ku po ruhet arkivoli i Bushit, ku qytetarët mund të bëjnë homazhe deri nesër.

Një president me një nderim solemn përshëndeti arkivolin e Bushit, ndërsa zonja e parë e mbajti dorën e saj të djathtë mbi zemrën e saj. 

Ata u larguan rreth një minutë më vonë në heshtje duke i lënë radhën njerëzve të ndryshëm që po prisinin të bënin homazhe për ish-presidentin.  

Ndonëse presidenti amerikan ka pasur përplasje me familjen Bush në të kaluarën, ai nuk pritet të mungojë në procesin e varrimit.

I ftohti i acartë nuk i ka ndalur njerëzit, të cilët presin në rresht me orë të tëra për të qëndruar pak minuta pranë ish-Presidentit të tyre.

Më herët, Pence tha se Bush ka qenë një inspirim për kombin. “Kishte një mirësjellje tek ai njeri që ishte evidente te çdo person që e takoi atë,” tha ai në ceremoni.

Zyrtarët planifikuan të mbajnë dyert hapur gjatë të gjithë mbrëmjes të së hënës dhe të martës në mënyrë që njerëzit të kishin mundësi të “takonin” për herë të fundit Presidentin.

Ish-presidenti Bush do të varroset pranë varrit të gruas së tij, Barbaras. Kufoma e tij është transportuar më herët nga Teksasi, duke u nderuar me 21 qitje pushkësh. Ndërkohë, aeroplani me të cilin u transportua trupi i tij u emërtua përkohësisht “Special Air Mission 41”, në nderim të presidentit të 41-të, shkruan BBC.

George Bush ka shërbyer në postin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1989 deri në vitin 1993, ndërsa para kësaj kohe ka shërbyer edhe si zëvendëspresident. Në vitet e fundit të jetës së tij, ai u diagnostifikua me sëmundjen e Parkinsonit, ndërsa në prill të këtij viti ishte shtrirë në spital për shkak të një infektimi në gjak.

Bush, ndërroi jetë të premten në moshën 94-vjeçare. Të rritur e fëmijë që mbanin në duar flamurin amerikan, njerëzit e të gjitha klasave kaluan pranë arkivolit ku ndodhej trupi i ish-Presidentit, teksa pranë tij qëndronte një ushtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy