Bregu: Edhe Gaçi duhet të ishte në burg, të hetohej me të njëjtin standard si Malltezi (VIDEO)

Bregu: Edhe Gaçi duhet të ishte në burg, të hetohej me të njëjtin standard si Malltezi (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu deklaroi në studion e MCN Live se dhe Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Xhaçka duhet të hetohej me të njëjtat standarde si dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi pasi akuza për të dy është e njëjtë, grabitje tokash.

Më tej Bregu deklaroi se jemi në pikën kyçe të reformës në drejtësi.

E njëjtë me Malltezin është, grabitje tokash. Siç i merrte ai 5% ky ka bërë një pjesë tjetër, këtë dyshon SPAK.  Këta ose lirohen të dy, ose dënohen të dy. Pse rastësisht erdhën në të njëjtën ditë. Nuk i vinin dot sekuestro  2 javë më vonë, del Xhaçka dhe thotë fajin e ka Saliu prandaj jam këto.

A janë dy standarde? Pse Malltezi është në burg dhe Gaçi është jashtë nuk e di?

Pse Gaçi nuk i prish dot hetimet? Malltezi ndodhet në burg jo se është fajtor, por se është i dyshuar për korrupsion dhe mund të largohet nga vendi, mund të prishë provat dhe intimidojë dëshmitarët. Pse Gaçi nuk mund t'i prishë provat?

Akuza është e thjeshtë. SPAK dyshon se Gaçi me ndikimin e tij i ktheu pronën një familjeje që nuk i takonte dhe këta ia shitën Gaçit. Nuk bëhet fjalë për pronën që është deklaruar investitor strategjik. Nuk është çështje e të gjithë pronës. Mund të vazhdojë duke e ndërtuar kompleksin. Bëhet fjalë vetëm për 5 500 metra katrorë. Këto metra janë shumë, se për 4 mijë metra akuzohet Malltezi. Të dyja akuzat e SPAK-ut dhe mënyra si i ka parë duke i vlerësuar si akte korruptive duhen hetuar në të njëjtën formë. Duke qenë se GJKKO ka një “konflikt” me Berishën dhe s’do të hapet më tej, do i bëjë këto veprime më pas. Nëse kjo pronë do të rishitej nuk mund ta ndalosh më. E humbet dhe nuk mund ta bllokosh më.

Të dy duhet të ishin në burg, duhet të hetohej me të njëjtin standard.

Jemi në pikën kyçe të reformës në drejtësi. Në këtë ngërç që po i ndodh GJKKO-së. Nuk thashë që 30-fletët e arrestit lidhen me këtë çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy