Rama: Letra në KQZ, për të ndihmuar PD-në të dalë nga qorrsokaku

Rama: Letra në KQZ, për të ndihmuar PD-në të dalë nga qorrsokaku

Kryeministri Rama thotë se kërkesa për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ është bërë për të nxjerrë PD-në nga qorrsokaku ku është futur vetë. Në fjalën e tij në seancën e sotme, Rama tha se shtyrja e afatit do t’u japë mundësi partive të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Kam dëgjuar shumë idiotësira për letrën që i kemi dërguar si koalicion KQZ-së. Një letër që nuk synon të detyrojë KQZ që të marrë një vendim unilateral apo me shumicën e saj për të prekur afatet zgjedhore por synon vetëm të shprehë vullnetin e mirë të këtij koalicioni që deri  në fund t’i japim mundësi PD-së dhe partive të tjera të hyjnë në zgjedhje. Nuk kishim asnjë motiv të regjistronim koalicionin duke i mbyllur përfundimisht rrugën PD dhe partive të saj. Ne jemi këtu për të konfirmuar edhe një herë atë që kemi shprehur vazhdimisht. E kemi bërë për të nxjerrë PD nga një qorrsokak ku nuk e kemi futur ne. Eshtë futur vetë në çadër”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy