Një helikopter me gjashtë persona në bord është rrëzuar në një zonë malore në Itali.
Ngjarja ndodhi në Campo Felice, në Itali, pak minuta pasi helikopteri ishte ngritur nga fusha ku mori një skiator të plagosur.
Mediat italiane citojnë burime në vendin e ngjarjes sipas të cilave, mjeti fluturonte në një zonë me mjegull, në lartësi 600 m.
Dëshmitarët kanë dëgjuar një përplasje të fortë dhe kanë lajmëruar policinë, por operacioni i kërkimit po pengohet nga kushtet e vështira të motit.



