Marine Le Pen në borxh me PE-në, duhet të kthejë 300 mijë euro për asistentin “fantazmë”

Marine Le Pen në borxh me PE-në, duhet të kthejë 300 mijë euro për asistentin “fantazmë”

Liderja e Frontit Nacional (tani Bashkimi Nacional) në Francë duhet t’i kthejë Parlamentit Europian 300 mijë euro. Një vendim gjykate i dhënë ndaj saj kërkon kthimin e kësaj shume. Për këtë, gjykata autorizon Parlamentin Europian që të rimarrë paratë nga liderja e ekstremit të djathtë francez.

Në kohën e veprimtarisë së tij në Parlamentin Europian, Marine Le Pen shfrytëzoi ndihmën e një asistenti parlamentar “fantazmë”. Liderja e ekstremit të djathtë i përdori fondet e BE-së për të paguar për një person, ekzistencën e të cilit nuk ka mundur ta provojë.

Për periudhën dhjetor 2010-shkurt 2016, BE-ja ka vënë në dispozicion pagesën prej 300 mijë eurosh. Parlamenti Europian vë në dispozicion të të gjithë parlamentarëve të zgjedhur resurse financiare për kryerjen e funksioneve të tyre, duke përfshirë kompensimin për asistentët, të cilët mund të jenë më shumë se një.

Le Pen ka përfituar nga kjo mundësi, por nuk ka mundur të provojë ekzistencën e një asistenti që ka vepruar në mënyrë efektive, drejtpërdrejt dhe i lidhur me mandatin e saj.

Sipas gjykatës, Le Pen i ka përdorur në mënyrë të parregullt këto fonde. Por vendimi nuk është përfundimtar, pasi Le Pen mund të apelojë. Por, përveçse Gjykata e Luksemburgut nuk i ka dhënë të drejtë Le Penit,  edhe sekretari i përgjithshëm i Parlamentit Europian ka kompetencën t’u kërkojë parlamentarëve kthimin mbrapsht të shumës së pashlyer.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy