
Miliarderi turk, Faruk Fatih Özer, 28 vjeç, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me kriptomonedhat ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare.
Burime nga Prokuroria e Elbasanit, bëjnë të ditur se shtetasi turk Faruk Fatih Özer është mbajtur nën përgjim për të paktën dy javë, duke zbuluar të gjitha lëvizjet e tij bashkë me një grup prej 6 personash. Përgjimet kanë nisur me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe me vendin të Gjykatës së këtij qarku, gjë e cila ka sjellë edhe zbulimin e vendndodhjes së saktë të Faruk Fatih Özer.
Pas u siguruan se ku fshihej turku i kërkuar ndërkombëtarisht është organizuar operacioni për kapjen e tij.
Ai u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe në Shqipëri.
Në fillim të prillit të këtij viti, mediat turke kishin bërë të ditur se Prokuroria kishte shpallur në kërkim dhe kishte bërë kërkesë për dënim maksimal ndaj shtetasit turk Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohej për mashtrim në kripto. Sipas tyre Ozer ndodhej në arrati dhe i lirë në Shqipëri.
Faruk Fatih Ozer ishte themeluesi dhe CEO i kompanisë “Thodex”.
Thodex ishte një hapësirë ku përdoruesit mund të ruanin, blinin dhe shisnin kriptovaluta. Faqja e internetit papritmas doli jashtë linje më 19 prill, duke u pamundësuar klientëve aksesin në fondet e tyre.
Özer i ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke në prill 2021 për mashtrim me pasoja të rënda përmes skemës së kriptomonedhave.



