Vdes gjatë provave klinike një prej vullnetarëve të vaksinës së AstraZeneca

Vdes gjatë provave klinike një prej vullnetarëve të vaksinës së AstraZeneca

Një burrë nga Rio de Janeiro, që ishte pjesëmarrës në testet klinike të Universitetit të Oksfordit për vaksinën e koronavirusit, AstraZeneca, ka vdekur nga komplikacionet e Covid-19, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore të Brazilit. Agjencia Kombëtare e Mbikëqyrjes së Shëndetit në Brazil (Agencia Nacional de Vigilancia Sanitaria, ANVISA), tha të mërkurën se ishte informuar për vdekjen më 19 tetor, së bashku me një rekomandim që studimi të vazhdonte.

Media braziliane nuk e identifikoi me emër viktimën, duke thënë vetëm se ai ishte 28 vjeç dhe nuk ishte mjek apo student i mjekësisë.

Të dhënat klinike nuk bëhen të ditura për të mbrojtur pjesëmarrësit dhe integritetin e studimit, tha ANVISA në një deklaratë.

Kompania farmaceutike britaniko-suedeze po kryen testet e fazës së tretë të vaksinës Covid-19 në partneritet me Oxford.

Studimi po zhvillohet në Brazil, Britaninë e Madhe, Indi dhe Afrikën e Jugut.

Në shtator, studimi në Britaninë e Madhe u ndërpre për shkak të shqetësimeve të sigurisë, për shkak të një sëmundje të paspecifikuar te një nga pjesëmarrësit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy