Një prej rrugëve më të frekuentuara në lindje të Londrës është evakuuar mëngjesin e sotëm pas zbulimit të një bombe që i përket kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Shoreditch High Street u mbyll menjëherë dhe ndërtesat përreth u evakuuan.
Trupa të shumta dhe automjete të policisë mbërritën menjëherë në zonë, ku skuadra antibombë nisi punën për heqjen e materialit shpërthyes, shkruan “Evening Standard”.



