
Kryeministri Edi Rama deklaron se Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e projekteve në Sazan dhe Zvërnec.
“Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve”, shkroi Rama.
Ndërkohë në fjalën e saj Kos thotë se “Kemi marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet europiane të mbrojtjes së mjedisit do të respektohen. Projekti duhet të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe me standardet e përcaktuara në Kapitullin 27 të negociatave të anëtarësimit, që lidhet me mjedisin.”



