Teksa rastet me Covid vijojnë të rriten në vendin tonë dhe jo vetëm, një iu tregon shqiptarëve si të përballojnë situatën me virusin e të mos infektohen, ose të shmangin shtrimin në spital.
Përmes një video-mesazhi në Facebook të bërë publike nga Ambasada amerikane në Tiranë mjekja, e cila ka qenë pedagoge në universitetin e Harvardit për 13 vite, thekson se është shumë e rëndësishme të vaksinohemi, me secilën vaksinë, pasi të gjitha janë të sigurta, por edhe të mbajmë maskën në ambientet e mbyllura dhe në vendet ku ka shumë njerëz.
I gjithë globi ka përjetuar kaq shumë humbje dhe shqiptarët kanë sakrifikuar shumë. Unë i njoh shqiptarët, e di që ata janë zemërgjerë, i njoh ata si njerëz vërtet inteligjentë, shumë punëtorë, shumë mikpritës dhe njerëz vërtet të bukur, dhe ata meritojnë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Dhe për të arritur atje dua të ndaj tre perspektiva, tre gjëra që të gjithë shqiptarët mund të bënin, që mund të bëjnë për të parandaluar Covid. Duhet të vaksinoheni. Kur më pyesin se cila është vaksina më e mirë, vaksina më e mirë është e para në të cilën mund të keni qasje. Janë të miratuara, janë të vlerësuara me kujdes, janë të sigurta. Kam parë të dhëna të pavarura për të demonstruar se të gjitha vaksinat e disponueshme në Shqipëri janë të sigurta.
Prandaj, merrni pak kohë për t’u vaksinuar vetë dhe gjithashtu familja juaj, për të mbrojtur të gjithë në familjen tuaj nga sëmundja. Nëse vaksinoheni keni 10 herë më pak mundësi të sëmureni nga Covid, 10 herë më pak mundësi për të shkuar në spital. E dyta është se ne duhet të vazhdojmë të mbajmë maska. Është ajo që është, na ndihmon të parandalojmë Covid. Rastet e Covid që po ndodhin në Shqipëri tani, mund të parandalohen duke mbajtur maskën. Pra, kur jeni brenda vendosni një maskë, kur jeni në autobus vendosni një maskë, kur jeni jashtë në ajër të hapur dhe nuk është askush përreth jush nuk ka nevojë të mbani maskë. Dhe më në fund nëse nuk ndiheni mirë, qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi, nëse dyshoni se mund të jeni ekspozuar ndaj dikujt me Covid mund të testoheni. Nëse rezultoni pozitiv, qëndroni në shtëpi, karantinohuni dhe parandaloni infektimin e të tjerëve.



