Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit evropian, Uefa Champions League do të nisë sot në mbrëmje me ndeshjet e para të fazës në grupe. Të parët që do të zbresin në fushë për sezonin 2015-2016 janë grupet A,B,C dhe D ku mbi të gjitha spikat dueli Manchester City-Juventus në grupin D dhe grupi A, ku Real Madrid pret në “Santiago Bernabeu” ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Të gjitha takimet do të luhen në orën 20:45



