Mitsotakis do të takohet me Erdoganin në margjinat e Asamblesë së OKB-së

Mitsotakis do të takohet me Erdoganin në margjinat e Asamblesë së OKB-së

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të udhëtojë të shtunën drejt Nju-Jorkut për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të OKB-së, ku pritet të takohet edhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Takimi thuhet se do të zhvillohet të hënën ose të martën. Burimet qeveritare bëjnë me dije për "Kathemerini" se Greqia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut greko-turk pa cenuar vijat e kuqe për çështjet e sovranitetit.

Mitsotakis do t'i drejtohet gjithashtu Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të enjten më 26 shtator dhe do të zhvillojë një sërë takimesh me liderë të huaj, duke përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.

Sipas ERT, fjalimi i Kryeministrit në Asamblenë e Përgjithshme do të fokusohet në sfidat kryesore gjeopolitike dhe teknologjike globale të kohës. Ai do të theksojë gjithashtu rolin e ardhshëm të Greqisë si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do të trajtojë çështjen e Qipros.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy