Kryetari i shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, thotë se ndërsa Vlora duhet të ishte epiqendra e festimeve për 28-29 Nëntor, për shkak të reklamës së madhe, shumë shqiptarë kanë zgjedhur të ikin jashtë vendit.
Nga reklama e madhe e bërë për 28-29 Nëntor, shumë shqiptarë kanë zgjedhur të shkojnë në Greqi, Mali të Zi, apo Turqi, ky ulja e çmimeve low cost, ka bërë që njerëzit të mos e kenë problem më të shkojnë për turizëm në vendet e rajonit.
Me oferta 200-250 euro është shumë tunduese të shkosh dhe të vizitosh një vend që nuk e kemi parë, po flasim për nivelin e mesëm.
Kjo ka qenë një tendencë e veçantë për këtë periudhë, falë vendimit të qeverisë për ta bërë pushim të hënën, gjatë 5 ditë e gjysmë, 2-3 ditë e kanë kaluar jashtë.
Pjesën tjetër në vend, si Vlorë dhe Korçë, si pole të rëndësishme të turizmit, pasi Durrësi dhe Tirana janë një tani.
Vlora ka dhënë oferta shumë tunduese dhe është një festë që duhet të ishte destinacioni kryesor.
Duke folur për MCN Live, Topuzi deklaroi se shqiptarët shpenzojnë dhe për këtë njihen dhe se Vlora është kthyer në një destinacion të rëndësishëm dhe po kap nivelin si Korça.
Përmirësimi i dukshëm në restorante, bare, apo rrugë, e kanë kthyer Vlorën një destinacion shumë të rëndësishëm.
Rëndësi ka që turizmi në Shqipëri të jetë gjithëvjetor dhe nëse do kemi turizëm gjithëvjetor, ne do kemi punonjës dhe të mirëpaguar.
Jemi këtë javë në takime me ministrinë dhe një nga objektivat është kthimi i Shqipërisë në destinacion 365 ditë.
Ne kemi shumë potenciale por nuk arrijmë dot t’i shfrytëzojmë ato. Mali i Zi arriti që ta plotësojë gjithë gamën e turizmit, duke e kthyer në tërheqës si në Kolashin me 4-5 resorte luksoze.
Të gjitha këto bëjnë që një pjesë e mirë e shqiptarëve, t’i kalojnë pushimet në Mal të Zi.
Për këtë duhet të investojmë, se turizmi dimëror, është një turizëm luksi, nuk mjafton hoteli dhe ushqimi.
Do rrugë, pista skie. Qeveria dhe pushteti lokal duhet ta marrin seriozisht dhe më pas privati nëse sheh fushë të hapur, vjen dhe investon.
I bëj thirrje qeverisë, bashkive dhe komunave që të marrin masa dhe të mos thonë se kur ka borë e akull, shmangni qarkullimin.
Duhet ta marrim seriozisht turizmin, si industria më e rëndësishme në Shqipëri. 1/5 e gjithë prodhimit vjen nga turizmi.
Vetëm kur ju intereson thonë ndonjë fjalë për turizmit.
Kryeministri thotë se do bëhemi lider të turizmit ballkanik, por nuk bëhesh dot, kur nuk e merr seriozisht sektorin.
Ti do të thuash do të shkosh në Dardhë, por nuk mund të rrezikosh dhe të thyesh këmbën.



