Çupi: Që nga 2002-shi Reforma Zgjedhore është bërë nga dy forcat më të mëdha. Do t’i mbrojmë me çdo kusht të drejtat tona (VIDEO)

Çupi: Që nga 2002-shi Reforma Zgjedhore është bërë nga dy forcat më të mëdha. Do t’i mbrojmë me çdo kusht të drejtat tona (VIDEO)


Deputetja e PD Dhurata Çupi në një intervistë për gazetarin Mariglen Kume në MCN TV tha se pas reagimit të ndërkombëtarëve mazhoranca do duhet t’i thërrasë arsyes lidhur me reformën zgjedhore. Çupi tha se në Shqipëri është traditë që prej vitit 2002 që në reformën zgjedhore përfshihen dy forcat më të mëdha politike dhe dy grupet më të mëdha parlamentare. Çupi vuri në dukje se opozita do t’i mbrojë të drejtat e saj me çdo kusht, duke shtuar se nuk kërkon favore nga mazhoranca, por atë që kërkon ligji. 

Është e papranueshme kjo situatë që po krijon mazhoranca. Në vendin tonë që është kthyer në regjim autoritar, mazhoranca nuk pranon që ka opozitë në këtë vend. Ne jemi në një ngërç ku opozita vazhdon të kërkojë të drejtat e saj legjitime. Instrumentet janë të kontrollohet ekzutivi, të krijohet një balancë mes tre pushteteve dhe të kontrollojnë pushtetet njëra-tjetrën. Opozita kërkon komisionet hetimore dhe reforma zgjedhore të jetë efektive, ku në një komision bipartizan të adresohen gjetjet e OSBE-ODIHR. Nga OSBE-ODIHR ka gjetje dëshpëruese për zgjedhjet e 14 majit. Nga ana tjetër kemi një mazhorancë agresive dhe abuzive me buxhetin e shtetit. Në vitin 2022 Beketi bllokoi 60 milionë euro te Albkontrolli, në 2023 u bënë 100 milionë euro, dhe qeveria po ia kalon buxhetit të shtetit. E kemi kërkuar komisionin hetimor për çështjen Beketi dhe është rrëzuar nga qeveria. Në të njëjtat kushte, me të njëjtat të dhëna korruptive janë koncesionet që kërkohen tani, si afera e inceneratorëve. Nga njëra anë qeveria i mohon çdo të drejtë opozitës dhe nga ana tjetër vjedh në mënyrë të hapur dhe të vazhdueshme shqiptarët”.

E pyetur në lidhje me letrën e deputetëve opozitar drejtuar kryeparlamentares Nikolla, Çupi tha: 

Është një hap i grupit opozitar për t’i kërkuar atë që edhe ndërkombëtarët kërkojnë, dialog. Sot e depozituam me firmën e 47 kolegëve opozitarë. I kemi kërkuar që ky grup deputetësh të ketë përfaqësimin te reforma zgjedhore. Një reformë e konsoliduar që nga 2002-shi është bërë nga dy forcat më të mëdha. Ne i kërkuam edhe njëherë Nikollës që të respektojë atë që është bërë që nga 2002-shi. Është një traditë e konsolituar që nga 2002-shi që grupet më të mëdha parlamentare përcaktojnë përbërjen bipartizane të reformës zgjedhore. Nëse nuk e pranon partinë më të madhe opozitare, do të thotë që po e bën me veten reformën zgjedhore. Ne u munduam të komunikonim nëpërmjet dialogut me mazhorancën, i treguam Kushtetutën dhe të drejtat e opozitës. Nga ana tjetër s’ka pasur asnjë lloj reagimi. Ne nuk kërkojmë asgjë që s’na jep ligji. Kërkojmë instrumentet që jep Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Nuk kërkojmë favor nga mazhoranca, por atë që na takon. Unë mendoj që edhe mazhoranca duhet t’i thërrasë arsyet, ka thirrje nga ndërkombëtarët në mënyrë të vazhdueshme që duhet t’i kthehemi dialogut. Ne do t’i mbrojmë me çdo kusht të drejtat tona”.

E pyetur mbi amnistinë penale, Çupi tha:

Amnistitë penale janë kryer me konsensus dhe me votat përkatëse të opozitave, sepse janë përtej qasjeve politike, kanë tendencën për sjelljen e një paqeje apo normaliteti për shkelësit e ligjit, por jo për shkeljet e rënda të ligjit. Duhet të vendosi grupi mbi qasjen në lidhje me këtë pr.ligj. Fakti që mazhoranca e bën fakt të kryer amnistisë penale, duhet të ketë një vendim nga grupi parlamentar. Është një qasje humane jo vetëm për individin por dhe familjet e tyre. Qoftë mazhoranca dhe opozita do duhet të gjejmë një ekuilibër”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy