Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: E mbyllim nesër

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: E mbyllim nesër

Përfundon pas më shumë se dy orësh mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Gjatë mbledhjes që nisi në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve është diskutuar lidhur me amendamentet në projektligjin e Kodit Zgjedhor të hartuara nga ekspertët e pavarur.

Këshilli Politik pritet të mblidhet sërish nesër për diskutime të mëtejshme.

Përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri, tha në përfundim të mbledhjes se ka disa çështje që mbeten të pazgjdhura dhe që do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës, ditën e nesërme.

"Besoj se nesër mbyllim ligjin zgjedhor", tha Gjiknuri. 

Ndërsa demokrati Oerd Bylykbashki tha se ishte rënë dakord për identifikimin biometrik dhe për reduktimin e financimit të partive.

Oerd Bylykbashi

Identifikimi biometrik do të jetë 100% në të gjitha qendrat e votimit. Kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura nga mbushja me vota falco. Kush do të manipulojë me votën të ndiqet penalisht. Kemi rënë dakord që do të ketë reduktim drastik të financimit privat dhe reduktim të shpenzimeve. Shpenzimi do të jetë vetëm trefishi i financimit kryesor publik. Sot Partitë kanë të drejtë të shpenzojnë 10-fishin e financimit publik. Prandaj paratë e marra nga privati janë jashtëzakonisht të larta.

Damian Gjiknuri:

U dakordësuan të gjitha proceset që lidhen me indentifikimin elektronik, kompetencat e zv.komisionerit për këtë proces, çështjet e financimit të zgjedhjeve. U dakordësuam për dispozitat që kishin përgatitur ekspertët, angazhimi që ka marrë qeveria për të dyfishuar fondin publik për fushatën zgjedhore, si dhe rënia dakord e pranimit të raportit 1 me 3, financim publik me financim privat. Nesër do vazhdojmë mbledhjen tjetër në orën 17:00, shpresojmë të përfundojmë të gjitha amendimet për kodin zgjedhor. Ka akoma çështje siç është pjesa e KQZ-së dhe disa elementë që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore që PD kërkon kohë më shumë. Shpresoj që nesër, është në interes të PD-së dhe të gjitha palëve që nesër ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Draftet janë, ka akoma disa pika për tu diskutuar. Ata thonë se kërkojnë më shumë kohë që të konsultohen me ekspertët e tyre. Shpresojmë që ata do vijnë nesër me dispozitat përfundimtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy