Republikanët i kërkojnë Trump-it të mos ndërhyjë tek hetimet (VIDEO)

Republikanët i kërkojnë Trump-it të mos ndërhyjë tek hetimet (VIDEO)

Senatorët republikanë, duke përfshirë Marco Rubio, Lindsey Graham dhe James Lankford kanë paralajmëruar Trumpin të mos ndërhyjë në hetimet e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller.

Thirrja që hetimi të ndërpritet, e bere nga avokati i Donald Trump, John Dowd, erdhi një ditë pas shkarkimit të ish-nëndrejtorit të FBI-së, Andrew McCabe vetëm dy ditë para se ai të mbushte plot 50 vjeç, kur pritej të dilte në pension.

Dowd tha se nuk po fliste në emër të presidentit, por Trump më vonë e mbështeti thirrjen duke shkruar  një disa statuse në twiteer duke e quajtur hetimin një "gjueti shtrigash".

Shtëpia e Bardhë më vonë lëshoi një deklaratë duke thënë se Trump nuk po shqyrtonte shkarkimin e Mueller.

"Kështu është realiteti: unë jam duke u veçuar dhe duke u trajtuar në këtë mënyrë për shkak të rolit që kam luajtur, veprimet që morëm dhe ngjarjet që kam dëshmuar" u shpreh Andrew McCabe, ish zëvendës Drejtor i FBI-së.

Andrea McCabe ka qenë i përfshirë në hetimet hetimet e FBI-së ndaj Hillary Clinton për përdorimin e emailit privat dhe sulmeve të supozuara të Rusisë në fushatën presidenciale.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy