
Vetëm 2 muaj pasi Çiljeta Xhilaga tha se nuk do të fliste më për bindjet e saj politike, u shfaq sot krah kryebashkiakut Erion Veliaj për ta mbështetur. Një nga mbështetëset e PD-së dëshmoi sot s ka ndryshuar bindje, ndërsa tha se lali Eri i ka fituar zemrën.
“Di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ata djem që di t’i fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake si politikan, mbi të gjitha ai di të jetë njeri me zemër të madhe, të paktën si e kam njohur unë kohët e fundit. Sot te ju shoh veten time para shumë vitesh kur kisha shumë ëndrra dhe pasione. Ajo këshillë që do t’ju jepja është që vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja, sepse ajo do të zgjojë çdo gjë që ju t’i shkoni ëndrrës tuaj deri në fund. Kush e sheh veten si Lali Eri i ardhshëm, kjo ishte këshilla ime, ndiqni zemrën tuaj”, tha ajo.

Pak ditë më parë, Çiljeta tha se Erjon Veliaj i ka qëndruar pranë në periudhën kur babai i saj u nda nga jeta, ndërsa tha se kryebashkiaku ka bërë diçka shumë të rëndësishme për të. Vetëm në janar, pas lajmeve se Çiljeta ‘tradhtoi’ PD, këngëtarja reagoi duke shkruar: “Nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik”.




