Shqipëria është tashmë në pritje të ndeshjes së parë sot me Italinë në kuadër të Kampionatit Evropian 2024.

Trajneri Ernest Gjoka, i ftuar në emisionin “Bilardo në MCN”, numëron faktet se pse në këtë Evropian, Shqipëria shkon me më shumë dinjitet se në tërë historinë e futbollit shqiptar.
Futbolli është i bukur se e para është i paparashikueshëm dhe nuk do të thotë se ekipi më i mirë gjithmonë fiton.
Fati në futboll është sinonim i djersës. Sa më shumë të japësh djersë në fushë aq më shumë do kesh fat. Edhe kjo kombëtare ka derdhur djersë.
Nuk ka ndodhur kurrë që ekipi jonë kombëtarë të jetë i pari në grup, te ketë shënuar gola më shumë nga të gjithë grupi dhe te ketë pësuar më pak gola. Poashtu të jetë në vend të parë me dinjitet.
Kemi eliminuar Poloninë, Çekinë, një histori të futbollit shqiptar që mund ta këna pas një barazim ose një fitore me këto dy ekipe.
Kështu që më me shumë dinjitet që jemi tani, nuk kemi qenë asnjëherë.



