Përplasjet mes Tiranës dhe Athinës kanë vendosur në pikëpyetje vizitën e kryeministrit Rama dhe takimin me emigrantët shqiptarë në shteti fqinj më 12 maj.
Gazeta Kathimerini zbulon se ministria e jashtme greke i ka kërkuar këshilltarit të Ramës, Endri Fugës, shtyrjen e vizitës, ndërsa Bashkia i ka anuluar lejen për tubimin.
Sipas burimeve të kësaj gazete, Rama do të kërkojë nga emigrantët shqiptarë votë kundër Belerit si kandidat për eurodeputet.



