Policia dhe Inspektorati i Përgjithshëm forcojnë bashkëpunimin kundër ndërtimeve pa leje dhe krimeve mjedisore

Policia dhe Inspektorati i Përgjithshëm forcojnë bashkëpunimin kundër ndërtimeve pa leje dhe krimeve mjedisore

Policia e Shtetit dhe Inspektorati i Përgjithshëm kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me synim forcimin e kontrollit ndaj ndërtimeve pa leje, krimeve mjedisore, punës së paligjshme dhe shkeljeve në tregun e punës, si dhe rritjen e sigurisë ushqimore, barnave dhe pajisjeve mjekësore.

 

Marrëveshja u firmos në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Drejtues Madhor Skënder Hita, dhe Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula. 

 

Palët theksuan se ky bashkëpunim synon forcimin e koordinimit institucional, rritjen e efektivitetit në inspektime dhe mbrojtjen e interesit publik.

 

Sipas marrëveshjes, Policia e Shtetit do të mbështesë inspektoratet në terren, veçanërisht në sektorë me risk të lartë, duke siguruar ndërhyrje të koordinuara në rast pengesash apo rezistence gjatë kontrolleve. 

 

Po ashtu, parashikohet rritja e kapaciteteve përmes trajnimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të eksperiencave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy