Peqin/ Rrëshqitje masive në Algjinaj, toka çahet dhe bllokohet rruga, rrezikohen tri banesa

Peqin/ Rrëshqitje masive në Algjinaj, toka çahet dhe bllokohet rruga, rrezikohen tri banesa

Një tjetër alarm për lëvizje të tokës është regjistruar këtë të diel në fshatin Algjinaj, të Njësisë Administrative Shezë, në bashkinë Peqin, ku fenomeni i rrëshqitjes dhe fundosjes së dheut ka shqetësuar banorët.

 

Sipas informacionit të siguruar nga vetë banorët, toka ka pësuar çarje të thella në një gjatësi të konsiderueshme, duke deformuar sipërfaqen dhe duke rrezikuar shembjen e tri banesave si dhe shkatërrimin e infrastrukturës përreth. 

 

Situata u përkeqësua pasditen e kësaj të diele, kur një pjesë e rrugës rurale u bë e pakalueshme për automjetet.

 

Rruga në fjalë përdoret çdo ditë nga banorët e Algjinajt për të lëvizur drejt zonave të tjera, dhe bllokimi i saj ka shkaktuar vështirësi të menjëhershme në qarkullim. 

 

Përveç dëmtimit të aksit rural, çarje dhe fundosje të tokës janë konstatuar pranë disa banesave, duke rritur shqetësimin për sigurinë e familjeve.

 

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për të verifikuar shkallën e rrezikut dhe për të marrë masa stabilizuese, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe izolimit të mëtejshëm të zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy