
Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 28 raste të reja me Covid-19. Gjatë kësaj kohe ka humbur jetën një pacient dhe janë shëruar 24 të tjerë.
Janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki: 16 në Tiranë, 4 Vlorë, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Shijak.
Janë 385 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lushnja 82 vjeç.



