Shërbimi i sigurisë së Ukrainës, SBU, thotë se ka zbuluar një rrjet agjentësh rusë të cilët komplotonin për të vrarë Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.
“Kundërzbulimi dhe hetuesit e SBU prishën planet e FSB-së, shërbimit të sigurisë ruse, për të eliminuar presidentin e Ukrainës dhe përfaqësues të tjerë të udhëheqjes më të lartë ushtarake dhe politike”, shkroi SBU në Telegram.
Kujtojmë se në fundjavë, Moska e shpalli Zelenskyn në listën e të kërkuarve.



