Vrasja e babait nga fëmijët/ Zhabina: Duhen veprime hetimore të rëndësishme, shkak i krimit dyshohet dhuna sistematike (VIDEO)

Vrasja e babait nga fëmijët/ Zhabina: Duhen veprime hetimore të rëndësishme, shkak i krimit dyshohet dhuna sistematike (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live ka komentuar vrasjen e babait nga fëmijët e tij për të cilën u shpreh se ende është e paqartë se kush nga fëmijët e ka kryer vrasjen, djali i madh apo vajza.

Ai tha se duhet të kryen disa veprime hetimore të rëndësishme, ndërsa theksoi se familjarët e viktimës pretendojnë se ka qenë nëna e fëmijëve ajo që ka ndikuar mbi ta për vrasjen e babait.

Sipas tij, nga dëshmitë e fëmijëve shkak i vrasjes së babait nga fëmijët ishte dhuna e vazhdueshme e të atit ndaj nënës së tyre dhe ta.

Fakt për prokurorinë dhe policinë e Durrësit është e qartë se dy fëmijët e Pëllumb Metës kanë qenë të përfshirë në vrasjen e babait, por secili është autori djali apo vajza kjo është ende e paqartë për prokurorinë dhe dje për caktimin e masës policia ka qenë evazive në këtë pjesë sepse ata kanë dhënë deklarime të ndryshme, i ndryshojnë shpesh deklarimet dhe për prokurorinë në këtë fazë është e pamundur të përcaktojnë se kush ka qëlluar.

Fillimisht ka qenë Hygerta që ka thënë se e ka qëlluar ajo babain, pastaj e ka marrë përsipër Hygerta, prandaj prokurorisë i lind detyra për të përcaktuar saktë motivin dhe kush e ka tërhequr këmbëzën.

Më tej ai shtoi se prokuroria dhe policia janë duke kryer disa veprime hetimore të rëndësishme, pasi sipas tij gjatë periudhës së hetimit nga kallëzimi i fëmijëve për zhdukjen e babait dhe deri në zbulimin e tyre ata kanë qenë në përgjim.

Janë interceprtuar biseda, por një tjetër veprim hetimor janë përgjimet ambientale që mund të jenë bërë në komisariatin e Durrësit gjatë kohës që të tre fëmijët kanë qenë të shoqëruar nga oficerët e policisë dhe ndoshta në ditët në vijim mund të kemi në pasqyrim më të saktë se cili nga fëmijët ka qëlluar mbi babain.

Por duhet thënë se familjarët e viktimës pretendojnë se ka qenë nëna e fëmijëve që ka ndikuar tek ata për të vrarë të atin. Mendoj se vajza ndodhet në kushte të vështira psikologjike.

Incesti është pjesë e dyshimeve por nga dëshmitë e dhëna deri tani fëmijët nuk të lënë të kuptohet për një gjë të tillë. Në dëshmitë e tyre as vajza dhe as dy djemtë se kanë përmendur një gjë të tillë. Nga dëshmitë e tyre shkak del dhuna sistematike e babait ndaj nënës dhe fëmijëve.

Shkak i fundit ka qenë fejesa e vajzës pa dëshirën e saj, por dhe kjo bie pasi janë marrë në pyetja familjarët e djalit që do fejohesh dhe ata e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë duke thënë se Pëllumb Meta e kishte refuzuar një miqësi të tillë për shkak se vajza do vazhdonte shkollën. Pra shkak deri tani mund të jetë dhuna e vazhdueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy