
Politikanja veterane e krahut të majtë gjerman Sahra Wagenknecht u spërkat me bojë të kuqe në një tubim të enjten, në një incident që bashkëpunëtorët e saj e lidhën me qëndrimin e saj kundër armatosjes së Ukrainës. Një i dyshuar është arrestuar.
Në fillim të këtij viti, deputetja u shkëput nga “Die Linke” për të krijuar Aleancën me emër Sahra Wagenknecht (BSW), një lëvizje që mbështetet majtas në politikën ekonomike, por më afër të djathtës ekstreme për çështje të nxehta si emigracioni.
Ajo ka kritikuar vazhdimisht qeverinë e kancelarit gjerman Olaf Scholz për mbështetjen e saj për Ukrainën. Gjatë një mitingu të fushatës në Erfurt të enjten në mbrëmje, një burrë që besohet të jetë në fillim të të 50-tave e goditi me bojë të kuqe në podium.
Zëdhënësi i partisë tha që Wagenknecht shpëtoi e padëmtuar me disa pika bojë në kokë, qafë dhe në pjesën e sipërme të trupit. Zëdhënësi shtoi se agresori kishte përdorur një shiringë mjekësore.



