Aksident tragjik në Rrugën e Kombit/ Vdesin katër anëtarë të një familje nga Kosova, rëndë fëmija tre vjeç

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit/ Vdesin katër anëtarë të një familje nga Kosova, rëndë fëmija tre vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit.

Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një përplasje midis mjeteve Citroen  dhe një kamioni, ku si pasojë e aksidentit kanë vdekur katër persona.

Viktimat janë pjesëtarë të një familjeje nga Kosova.

Nga përplasja e fortë me kamionin, fillimisht kanë gjetur vdekjen dy prej familjarëve, ndërsa dy të tjerët kanë ndërruar jetë teksa transportoheshin për në spital, ndërsa në gjendje të rëndë është një fëmijë 3-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën katër personat Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi  Koci  11 vjeç dhe Medina Avdiaj  5 vjeçe. 11-vjeçari ishte i afërm i viktimave. Ata janë dërguar në morgun e Kukësit.

 

I plagosur rëndë ka mbetur edhe një fëmijë tjetër, Violeta Avdiaj 3 vjeçe, e cila është dërguar më urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të dy automjetet që u përlasen mes vete po vinin nga Kosova drejt Shqipërisë.

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy