
Ndërpreja e reshjeve të shiut dhe rënia e temperaturave në krahasim me dy ditët e fundit i ka lënë vendin borës në veri të vendit. Në qarkun e Kukësit, trashësia e borës varion nga 5 deri 20 cm në zonën e Valbonës.
Në akset ku ka prani dëborë janë angazhuar edhe borëpastrueset. Të gjitha akset që përshkojnë qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht.
Rrugët e prekura nga reshjet e borës
Rruga e Kombit, lartësia e borës 5 cm në Tunel-Kalimash. Kanë punuar 6 borëpastruese.
Kolsh-Q.Shllak, lartësia e borës 6 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 4 borëpastruese.
Kukës-Bushtricë, lartësia e borës 5 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese.
Kukës-Ura e Zapodit nuk ka prani dëbore. Kanë punuar 2 fadroma për pastrimin e gurëve e dherave.
Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam, lartësia e borës 10 cm në Q.Tobli. Kanë punuar 2 borëpastruese.
B.Curri-Kam, lartësia e borës 5 cm në Q.Luzhë.Kanë punuar 2 borëpastruese.
B.Curri-Valbonë lartësia e borës 20 cm. Kanë punuar 2 borëpastruese dhe 2 fadroma.
Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj, lartësia e borës 5 cm. Kanë punuar 2 borëpastruese.
Janë vënë në punë 20 borëpastruese, 4 fadroma për mbajtjen në gatishmëri të akseve rrugore.
Aktualisht është pa energji vetëm Njësia Administrative Zapod e Bashkisë Kukës.



